Barbarë të pangopur për interesa të pista”/Rama sulmon gjyqtarët që dhanë vendimin për malin Tomor

22.08.2019 10:02:43

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në faqen e vet në Facebook ka uruar pelegrinët që këto ditë mësyjnë në malin e Tomorin dhe i është rikthyer debatit mes qeverisë dhe disa bizneseve që shfrytëzonin këtë territor për të nxjerrë gurë.

Rama sulmon gjykatësit që dhanë vendim për vijim e punës së guroreve duke shtuar se ata do zmbrapsen.

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 😃

dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë.


.