Barça hipotekon titullin falë një super Messi!

18.03.2019 11:01:18

La Liga nuk ka më histori në këtë sezon. Barcelona e ka vrarë përfundimisht kampionatin dhe tashmë titulli kampion ka marrë rrugën drejt Katalunjës. Falë një super Leo Messi, Barça triumfoi 1-4 në transfertën e vështirë ndaj Real Betis duke u shkëputur në +10 nga Atletico e vendit të dytë.

Lionel Messi ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë duke realizuar 3 gola dhe duke siguruar përfundimisht Këpucën e Artë të La Ligas pasi u ngjit në kuotën e 29 finalizimeve në kampionat.

Me armën e tij më të fortë goditjet standarte, Messi zhbllokoi shifrat pas 18 minutash lojë duke realizuar një supergol, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë Suarez dhe Messi siguluan pokerin e Barçës ndërsa golin e vetëm për Real Betis e realizoi Loren.