Barça nuk gabon, ruan distancën me Valencian

21.10.2017 22:59:31

Barcelona rikthehet te fitorja, pas barazimit ndaj Athletikos së Madridit, teksa mposhti me rezultatin 2-0, Malagën e vendit të fundit.

Ish futbollisti i Milanit, Deulofeu zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, ndërsa Andres Iniesta dyfishoi shifrat në minutën e 56’. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë për t’u shënuar, me Malagën e dorëzuar dhe katalanasit që menaxhuan rezultatin.

Me këtë fitore, Barcelona vijon të kryesojë dhe të ruajë diferencën prej 4 pikësh, nga Valencia e vendit të dytë. Vendin e 3-të e mban Reali i Madridit, me 17 pikë, por me një ndeshje më tepër për të luajtur. /supersport.al/