Barça “shpërfytyrohet” 4:0 nga PSG

14.02.2017 22:47:06

Paris Saint-Germain ka shpërfytyruar Barcelona-n në “Parc des Princes” të kryeqytetit francez duke i mundur me rezultatin e thellë 4:0. Ishte një ndeshje që nisi keq dhe përfundoi keq për miqtë të cilët për asnjë moment nuk dolën në lojën e tyre teksa ekipi i Emery ishte thjesht më superior në të gjitha aspektet e lojës. Një goditje e rëndë për Barça-n, të cilët kanë 22 ditë për të rimarrë veten dhe të kërkojnë revanshin në “Nou Camp”.

Ky është një rezultat tejet i mirë për PSG-në, derisa Barcelona do të bëjë të pamundurën në ndeshjen kthyese me tetë mars në Camp Nou, të cilët për t’u kualifikuar duhet të shënojnë pesë gola dhe të mos pësojnë asnjë.