Barcelona transferon Coutinhon në janar

11.10.2017 09:25:30

 

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Philippe Coutinho ka një marrëveshje me Liverpoolin që të largohet në janar.

Coutinho shpreson që klubi nga Anfield do ta mbajë premtimin, derisa shpreson që të realizoj ëndrrën duke u transferuar në Barcelonë.

Sipas Mundo Deportivos, Barcelona ende është kontakt me ish yllin e Interit, përcjell Express.

Gjatë verës Barcelona kishte bërë çmos që ta transferoj brazilianin, por Liverpool u ka rezistuar milionave të klubit nga La Liga.

Mbetet të shihet në janar nëse Coutinho do t’i bashkohet Barcelonës, apo ky transferim do të shtyhet deri në verën e ardhshme. /Express/