Barcelona e papërmajtshme ka mposhtur 4 me 0 Eibarin si mysafir për të mbetur në garë me liderët e La Ligës.
Denis Suarez hapi serinë e golave në minutën e 31-të për fitoren e 12-të në këtë edicion.
Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar shënuan tre golat tjerë në këtë fitore, në pjesën e dytë. MSN shënoi në minutat 50-të, 68-të dhe 90-të.
Me këtë fitore Barcelona mbetët në hap me kreun, Realin e Madridit, përkatësisht Sevilla-n që mban vëndin e dytë. /fokusi.org/