Barcelona kompleton transferimin e Buenos

31.01.2017 21:29:22

Mbrojtësi 18-vjeçar, Santiago Bueno po shkëlqen me kombëtaren U-20 të Uruguait në Kampionatin e Amerikës Jugore për të rinj dhe ka tërhequr interesimin e Barcelonës.

“Barcelona dhe Penarol kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Santiago Ignacio Bueno Sciutto”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton albeu.

Ai ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2019, me mundësi zgjatje edhe për tre vjet të tjera.