Barcelona me një finish të çmëndur përmbys PSG-n

08.03.2017 23:17:45

Barcelona ka bërë një ndeshje të çmendur duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pasi mposhti PSG-në me rezultat 6-1, të mërkurën mbrëma në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, megjithatë, ‘Blaugranat’ janë eliminuar pasi ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultat 4-0.

Përballja mes Barcelonës dhe PSG-së ka dhënë një super-ndeshje me shtatë gola të shënuara në jë sfidë të paparë ndonjë herë, transmeton KosovaPress.

Rezultati u zhbllokua pas vetëm tre minutave përmes Suarez që ndez atmosferën në ‘Camp Nou’. Kurzawa (40), shënon autogol për epërsinë e nikoqirëve në 2-0, rezultat më të cilën skuadra shkuan në pushim.

Barcelona edhe pjesën e dytë e nisi furishëm pasi që Lionel Messi (50’) shënoi golin e tretë për vendasit. Dhjetë minuta më vonë Cavani tronditi ‘Camp Noun’, duke shënuar gol e duke e ngushtuar rezultatin në 3-1.

Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe vetëm tre minutave shënoi tre gola. Neymar realizoi dy gola expres, kurse, Roberto në minutën e 90+2 shënoi golin e gjashtë dhe të kualifikimit të Barcelonës në rundin tjetër të garave.

Kualifikimin e ka siguruar edhe Borussia Dortmundi që sonte mundi Benfican, me rezultat 4-0.