Barcelona merr vendimin, trajneri i ri prezantohet

16.08.2020 10:36:01

Barcelona ka vendosur të pushojë trajnerin Quique Setien pas humbjes me rezultatin 8-2 ndaj Bayern Munchen. Gjermanët shkatërruan me rezultatin 8-2 ekipin spanjoll dhe përgjegjësinë kryesore në raste të tilla e merr trajneri.

Drejtuesit do të largojnë numrin një të stolit dhe sipas asaj që shkruan Guardian Mauricio Pochettino do të jetë tekniku i ri. Argjentinasi rikthehet në timonin e një ekipi për herë të parë pas largimit nga Tottenham.

Pochettino përflitej si një afrim i mundshëm, por duket se tashmë është vendosur gjithçka. Marrëveshja është arritur mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.