Barcelona mposht Atleticon e Madridit, një hap larg finales

Barcelona mposht Atleticon e Madridit, një hap larg finales

02.02.2017 00:09:15

Barcelona është një hap larg finales së madhe të Kupës së Mbretit, pasi që sonte mundi Atletico Madridin midis ‘Vicente Calderone’, me rezultat 2-1, në gjysmëfinalen e parë

Ashtu siç pritej përballja mes madrilenëve dhe katalanasve, ka dhënë një super-ndeshje.

‘Blaugranat’ mjaft mirë e nisen lojën, dhe vetëm pas shtatë minutave përmes Luis Suarez kaluan në epërsi prej 1-0. Pak minuta më vonë, është super-ylli Lionel Messi, i cili më një super-gol dyfishon avantazhin e Barcelonës në 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Sfidë jashtëzakonisht e fortë është zhvilluar në fraksionin e dytë. Nikoqirët më të gjitha forcat kërkonin rrjetën e mysafirëve, të cilin e arritën më anë të Antonie Griezmann, por krejt çfarë bën madrilenët, derisa skuadra e Luis Enriques, shpeshherë u shfaq e rrezikshme, sidomos përmes Messit.

Barcelona bën hapin e madh drejt finales së Kupës së Mbretit, pasi që ndeshjen e kthimit e luan në ‘Camp Nou’.