Barcelona mposht Bilbaon dhe ruan distancën nga ndjekësit

28.10.2017 23:25:00

Barcelona ia ka dalë të marrë fitoren e 9, në këto 10 javë të para të kampionatit spanjoll, duke mposhtur me rezultatin 0-2, Atletiko Bilbaon.

Trajneri Valverde vinte me një risi në vendosjen e skuadrës në këtë takim, duke përdorur skemën 4-4-2, me Messin dhe Suarezin, në majë të sulmit. Katalanasit dominuan sërish kontrollin e topit, por mundësitë për shënim mund të thuhet se ishin të barabarta.

Lionel Messi kaloi në avantazh Barçën, në minutën e 36, pas një pasimi perfekt të marrë nga Jordi Alba, në qendër të zonës.
Në minutat në vijim, të dy skuadrat tentuan të gjejnë golin, por këtë e arriti vetëm braziliani i Barcelonës, Paulinho, që dyfishoi shifrat në minutën e dytë shtesë. .

Pas javës së 10, të Primera Division-it, Barcelona vijon të kryesojë me 28 pikë dhe të ruajë diferencën me 4 pikë më tepër se Valencia e vendit të 2-të. Real dhe Atletico Madrid plotësojnë 4-shen e parë të La Liga-s, me nga 20 pikë, por me skuadrën e Zidane që ka luajtur një ndeshje më pak.