Barcelona mposht Sociedadin, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey

26.01.2017 23:29:40

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, duke arritur të siguroj kualifikimin për në gjysmëfinale.

Skuadra e Barcelonës ka deklasuar Real Sociedadin me rezultat 5:2, për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Katalunasit tutje janë kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 6:2, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0.

Golat për Barcelonën në këtë ndeshje i shënuan Denis Suarez dy, Luis Suarez, Leo Messi dhe Arda Turam, ndërsa për Sociedadin shënuan Juanmi dhe Willian Jose.