Barcelona në pritje të Luis Enriques (Foto)

27.12.2016 15:53:48
Barcelona në pritje të Luis Enriques

Luis Enrique ende nuk ka vendosur se a do të vazhdoj kontratën me klubin katalunas.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit. Ndërsa Drejtuesit e Barcelonës ende janë duke pritur për vendimin e tij.

Sipas gazetës katalone “Sport”, drejtuesit e Barcelonës presin që Luis Enrique ta vazhdoj kontratën në mars të vitit 2017.

Nëse Enrique nuk vendos deri në mars, klubi nga Camp Nou do të jetë i detyruar ta kërkojë një trajner të ri.