Barcelona ofron 30 milionë euro për Nunez

31.10.2017 15:50:21

Krahas objektivit primar, që është Philippe Coutinho, Barcelona është vënë në kërkim të dy qendërmbrojtësave, që do t’i bashkohen Pique-së nga sezoni i ardhshëm.

Katalanasit dështuan të gjejnë një zëvendësues të denjë për Jeremy Matheiu këtë verë, ndërsa lajmëruan edhe largimin e Mascheranos në fund të sezonit, duke bërë që në klub të mbeten vetëm Pique edhe Umtiti.

Trajneri Valverde ka kërkuar afrimin e mbrojtësit 20 vjeçar Unai Nunez, të cilin e ka stërvitur të Atletico Bilbao. Ky i fundit sapo ka zgjatur kontratën e tij me baskët, deri në verën e vitit 2023, por te Barcelona janë të bindur se përkundrejt një oferte prej 30 milionë eurosh, mund t’i plotësojnë dëshirën Valverdes. /supersport.al/