Barcelona parakalon Realin, Las Palmas ndal “Los Blancos”

01.03.2017 23:40:53

Klasikja në distancë e futbollit spanjoll në javën e 25-të të La Ligas shkon për katalanasit. Barcelona parakalon Realin në mbrëmjen e së mërkurës me një fitore tenistike ndaj Sportingut të Gijonit, ndërsa Reali i Madridit barazon në mënyrë të papritur në “Santiago Bernabeu” përballë Las Palmas 3-3 duke u lejuar kundërshtarëve të titullit vendin e parë me një pikë më shumë edhe pse duhet të rikuperojnë transfertën e Vigos kundër Celtas. Në një mbrëmje të veçantë që kulmoi me deklaratën bombë të Luis Enriques, i cili deklaroi largimin nga stoli në fund të sezonit, Barcelona nuk hasI vështirësi ndaj Sporting Gijon në “Camp Nou” ku dominoi dhe arriti ta mbyllte ndeshjen me goleadë 6-1. Lionel Messi që në minutën e 9 dogji në kohë portierin mik duke shënuar golin e parë.

Dy minuta më vonë Rodriguez e devijoi topin në rrjetën e tij për të thelluar avantazhin e katalanasve ndërsa Gijon reagoi në minutën e 21 duke ngushtuar diferencën.

7 minuta më vonë, Suarez përfitoi nga një top i kthyer gabim për të trefishuar rezultatin, ndërsa me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, Francisco Alcacer shyënoi edhe glin e katërt.

Treshja MSN u kompletua në minutën e 65 kur braziliani Neymar realizoi golin e pestë për Barcelonën.

3 minuta nga fundi kishte kohë edhe për golin e gjashtë që erdhi nga këmbët e Ivan Rakitic. Në duelin e Madridit, Reali kaloi i pari në avantazh me Iscon që në minutën e 8 duke krijuar iluzionin se kjo do të ishte një ndeshje rutinë.

Gjithsesi, 2 minuta më vonë, Tana shtangu vendasit teksa barazoi shifrat.

Vetëm 3 minuta pas rikthimit në fushë, Bale u largua me karton të kuq, ndërsa në të 56-ën, Viera dyfishoi nga pika e bardhë. Boateng i dha Realit të Madridit shuplakën e tretë 4 minuta më vonë.

Ronaldo ngushtoi diferencën 4 minuta nga fundi dhe arriti të evitonte humbjen e 5 sezonale të skuadrës “Los Blancos” duke shtuar një tjetër gol në minutën e fundit për të mos dalë me një humbje dërrmuese nga kjo sfidë. /supersport.al/