Barcelona siguron yllin portugez për 30 mln euro

29.12.2016 13:08:29
FUTEBOL - Joao Cancelo no Valencia - Atletico Madrid, jogo da 7 Jornada da Liiga Espanhola BBVA 2014/2015. Estadio Mestalla, em Valencia, Espanha. Sabado, 4 de Outubro de 2014. (Miguel Nunes/ASF)

Aleix Vidal mund të largohet kur të dojë, sepse Barcelona më në fund ka siguruar pasuesin e legjendës Dani Alves. Siç shkruan gazeta katalanase “Sport”, kampionët e Spanjës kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin e dajthtë Joao Cancelo. 22-vjeçari luan te Valencia dhe ka qenë prej disa muajsh nën vëzhgimin e trajnerit Luis Enrique. Në qershorin e ardhshëm ai do të zhvendoset përfundimisht në “Camp Nou” për 30 milionë euro.