Barcelona vuan, por fiton ndaj Sociedadit

15.04.2017 21:53:07

Fitore aspak e lehtë edhe për katalanasit, që kaluan 3-2 në Camp Nou Real Sociedadin. Dygolësh i Lionel Messit në këtë mbrëmje, fillimisht me një goditje vdekjeprurëse nga jashtë zonës, pas pasimit të marrë nga Luis Suarez.

Argjentinasi i gjend në vendin dhe kohën e duhur për të shtyrë drejt rrjetës topin e kthyer nga portiri pas goditjes së Suarez në minutën e 37-të

I pafat Umtiti në minutën e 42-të, duke devijuar në portën e tij një goditje që do të përfundonte jashtë.

Paco Alcacer u duks sikur e mbylle ndeshje me golin e tretë për Barcën në fund të pjesës së parë.

Po ende pa vërshëllyer gjyqtari për përfundimit e 45 minutave të para Prieto rihapi ndeshjen me golin e 3-2.

Gjithsesi në pjesën e dytë asnjëhera nga skuadrat nuk shënoi tjetër gol, me blaugranat që ruajnë distancën prej 3 pikësh me Realin.