Bardhyl Llagami: Shqiptarët luftuan për të drejtat e tyre

Bardhyl Llagami: Shqiptarët luftuan për të drejtat e tyre

25.04.2018 09:47:40

Libri “Krahët e Shpendit”, që i dedikohet komandant “Shpendit”, djalit nga Shqipëria që mori pjesë në tri luftërat çlirimtare shqiptare dhe që ra dëshmor në Maqedoni në moshën 31 vjeçare. Libri është ribotuar për herë të dhjetë.

Aktivisti, autori i librit Bardhyl Llagami, tha se libri është mirëpritur shumë nga lexuesit nga të gjitha trevat shqiptare.

“Shqiptarët luftuan për të drejtat e tyre. Shpendi hyri në luftën e Kosovës me katër gjuhë të huaja. Ai ka qenë shumë i vëmendshëm”, tha Llagami sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Llagami i cili është babai i dëshmorit vlerësoi se Shpendi mori pjesë në betejat e luftërave çlirimtare. “Ai ka qenë shumë i dedikuar në detyrat e veta, ai ka qenë shumë i vendosur për të arritur qëllimet e tij”, tha Llagami.

Sipas tij edhe në vitin 1997, kur Shqipëria ishte në rrezik, Shpendi doli në mbrojtje të Shqipërisë. “Kur ai mori vendimin për atë shkuar në Kosovë, ai nuk e tha asnjë fjalë. Ai e dinte shumë mirë qëndrimin tim. Ne e kishim në mendjen tonë, se trojet shqiptare ishin rrudhur dhe i kishin bërë pa drejtësi historike shqiptarë. Shqiptarët janë i vetmi komb që kufizohet më kombin e vet”, tha ai. Llagami ka folur edhe për Gjykatat që kanë gjykuar apo do të gjykojnë në të ardhmen luftëtarët e lirisë.