Bardhyl Meta i emocionuar nga pritjet dhe urimet e qytetarëve anekënd Kosovës!

05.06.2017 10:34:50

Bardhyl Meta, mirënjohje dhe falenderim ka për të gjithë qytetarët që e urojnë për shëndetin dhe për betejat e fituara në debatet e ndryshme televizive, duke e mbushur me energji pozitive për të cilat ka shumë nevojë.

“Miq,
Më duhet gjithsesi t’a ndajë me Ju një ndjenjë të jashtëzakonshme, një energji të madhe pozitive – shumë të nevojshme për mua – që po ma krijojnë përqafimet me qytetarë të vendit, gjithandej në Kosovë – të cilët, përkundër tollovisë e pranisë së madhe të njerëzve në tubimet tona – gjejnë mundësinë, përvidhen dhe vijnë që t’më urojnë për betejat e fituara e për shendetin – sikur që më përgëzojnë, edhe për debatet e mia në TV, përballjet e koncepteve politike në Rubikon (KTV), apo ato në KlanKosova (veçanërisht, debati me Halilin), tjerët për përballjet e debatet tek, TV Dukagjini, veçanërisht atë me Milaim Zekën…
– Sot, do të jem në
– Drenas (ora 11.30)
– në Malishevë ( ora 13.00)
– Në Rahovec ora (14.30), pastaj
– në Gjakovë (ora 17.00), dhe pastaj
– në Prishtinë, në Degën e III – Bregu i Diellit – në lagjen ku jetojë, në shkollën Ismail Qemaijli (ku anëtarët e aktivistët e Degës së Ibrahim Rugovës, kanë përgatitur një Tubim madhështorë…
– Në ora 21, do të kem një tubim jashtëzakonisht emocional, në Krojmir, në vendlindjen e Babës, ku do të takojë pothuaj gjithë fshatin… vendin ku ka dhanë mësim si një djalosh i ri, Babai im Sylejman Meta – e ku nana ime, Prishtinalikja Teuta Meta – ka qenë mësuesja e parë femër…
– Vërtet, Lidhja Demokratike – Koalicioni LDK-AKR-Alt-LD – është Shpresë dhe Besë…
Bardhyl Meta nr.25″ – thuhet në postimin e z. Meta.