Barnat e rimbursueshme, Petrit Vasili: Rama u hoqi qytetarëve të drejtën e jetës

22.05.2018 10:20:37

Ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme qëndrojnë në thelb të akuzës së re që kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka ngritur mëngjesin e sotëm për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Vasilit, “lista e barnave ka mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve”. Vasili thotë se kryeministri portal nuk e sheh listën e barnave dhe pavarësisht se i është drejtuar publikisht, Rama vijon turpin e madh që me listën e barnave t’iu heqë të drejtën e jetës qytetarëve të pamundur.

“I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me këtë liste. Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeministër mund t’i thote. Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezv,  por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore”, shkruan Vasili.