Basha: Dua të luaj në Itali

19.07.2016 12:06:04

Basha 29-vjeçar ka tre ditë që i është bashkuar Luzernit në përgatitje, por dëshira e tij është të luaj në Itali. Së fundi ishte i huazuar te Como nga Luzerni.

“Janë thjesht biseda, por në Itali asnjëherë nuk dihet se çka ndodh. Në Luzern nuk më kanë thënë asgjë edhe pse kam nisur përgatitjet tash e tri ditë. Jam duke pritur, por qëllimi im është të luaj në Itali. Por, nuk mund të them asgjë për momentin pa më thënë diçka Luzerni”, ka thënë Basha.

Basha ka kaluar gati gjithë karrierën te skuadrat italiane.