Basha e pranon: Ramës i kemi dorëzuar planin që e nxjerr vendin nga kriza

02.10.2019 11:08:59

Në përfundim të mbledhjes me aleatët, ku i pranishëm edhe analisti amerikan David Philips, kryeopozitari Basha ka pranuar se i ka dorëzuar kryeministrit Rama një plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

Ai thekson se nëse Rama dhe njerëzve të tij nuk e zbatojnë këtë plan të hapë krahun, se do ta zbatojnë ata.

“Nuk është çështje për Bashën nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza. Ia kemi dorëzuar këtë plan Ramës dhe njerëzve të tij. Ta zbatojë nëse nuk e zbaton të hapë krahun se e zbatojmë ne”, deklaroi shkurt Basha.