Basha mungon në protestë, Rama nuk shkon në Kuvend

21.03.2019 12:02:51

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është i pranishëm sot në protestën e opozitës së bashkuar, por pavarësisht kësaj nga Brukseli, ai jep një mesazh për të gjithë të pranishmit. Basha përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan se kauza  e tyre është e drejtë dhe se po luftojnë për një qeveri të çliruar nga krimi. Kreu i PD-së thekson ndër të tjera se sot është koha kur krimi do të shembet nga themelet e Qeverisë.

Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa.”-shkruan Basha, nga protesta.

Basha ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel. Një ditë më parë ai ndau edhe përshtypjet e tij nga takimi me kryetaren e CDU-së, në Asamblenë Politike të Partisë Popullore. Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në sallën e Kuvendit. Seanca e sotme parashikohet që të jetë e shkurtër pasi në rend dite janë vetëm pak çështje për tu trajtuar.