Basha nesër në SHBA, takime me zyrtarë të lartë për krizën politike

20.03.2017 17:55:53

Kreu demokrat Lulzim Basha, do të udhëtojë nesër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  për një tur takimesh me zyrtarë të lartë. Basha, do të diskutojë në SHBA, për situatën politike në vend dhe për protestën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pritet që ai të konfirmojë qëndrimin se pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimit të një qeverie teknike, nuk mund të ketë zgjedhje.

Për  rreth 10 ditë  Basha, nuk do të jetë në çadrën e protestës në bulevard, pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të udhëtoi drejt Maltës, ku me 27 mars mbahet samiti i Partive Popullore Europiane, pjesë e te cilave është dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në takim me zyrtarët amerikanë, por dhe zyrtarët europianë, Basha do të kërkojë mbështetje për kauzën e opozitës  për qeveri teknike që sipas tij garanton zgjedhjet.