Basha ngushëllon kryetarin e Deçanin për vdekjen e gazetarit Lokaj

07.12.2016 12:45:43

Kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka ngushëlluar kryetarit e Deçanit, Rasim Selmanaj dhe gjithë banorët e këtij qyteti për vdekjen e  gazetarit Shpend Lokaj.

Në telegram ngushëllimin e tij, Basha ka thënë Shepndi do të kujtohet për vitalitetin dhe përkushtimin e tij të pamasë ndaj Kosovës dhe gazetarisë.

Basha ndër të tjera ka thënë se vdekja e Shpend Lokaj është humbje jo vetëm për familjarët, por për Deçanin dhe kolegët e tij gazetarë.

Nga ana tjetër Rasim Selmanaj, ka falënderuar Bashën për këtë telegram ngushëllimi.

“Faleminderit shumë për këtë telegram ngushëllimi i nderuari miku im z.Lulzim Basha, kryetar i Partis Demokratike të Shqipërisë”, ka shkruar ai nëFACEBOOK.

l