Basha: Një republikë e re po vjen

01.03.2017 20:13:56

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha duke folur sot pasdite nga “çadra e lirisë” në një takim me të rinjtë dhe pedagogët, deklaroi se Shqipëria ka një problem të madh me kultivimin e drogës dhe se zgjidhja është vendosja e republikës së re, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në vijim të fjalës së tij, Basha tha se, droga është armik i harmonisë sociale dhe paqes sociale, madje dhe krimit dhe vjedhjes.

Me tej Basha shtoi se njohja e këtij problemit është hapi i parë, prandaj sipas tij “tenda e lirisë” i bën një shërbim të madh shoqërisë, sepse e ngre këtë problem madhor, në sheshin e lirisë.

“Zgjidhja është që qeveria e republikës së drogës duhet shembur dhe duhet t’ia lejë vendin republikës së re. Dhe kjo qe të ndodhe, duhen zgjedhje te lira dhe të ndershme”, tha ai.

Basha akuzoi qeverinë si fajtore për kultivimin dhe përdorimin e drogës dhe ofroi si alternativë rrëzimin e kësaj qeverie.