Basha: Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, grushti i shtetit do të ndalet

21.05.2019 20:19:19

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga Berati ku mbajti një takim me qytetarët deklaroi se 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues.

“Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Grushti i shtetit do të ndalohet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë. Paniku dhe çoroditja derdhet në çdo fjalë të Edi Ramës.

Kjo tregon se çeta e tyre e shpartalluar ka humbur arsyen, qetësinë dhe e ka mbërthyer paniku. 30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh. 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues.

Të çoroditurit, populli i ka futur frikën në palcë. I çorodituri thotë nuk i shtyj zgjedhjet sepse nuk më le Kushtetuta. Në 2007 dy herë i shtyu zgjedhjet sepse kërkoi që çdo votues të sillte me vete certifikatën e lindjes, kurse tani thotë nuk më lejon kushtetuta.

Kundër kushtetutës nuk është shtyrja e një procesi kriminal si ky që mendon se do të ekzekutojë në 30 qershor. Kundër kushtetutës është të emërosh kandidatë vrasës, trafikantë, përdhunues zgjedhjesh. Kundër Kushtetutës është të bësh shantazh dhe të kapësh drejtësinë për të mos lejuar zbardhjen e krimit elektoral të 2017.

Kundër kushtetutës është të detyrosh qytetarët të shkojnë drejt një grushti shteti me 1.4 milion karta ID falso, të skaduara dhe të fusësh duart e të manipulosh regjistrin e gjendjes civile”, tha Bash