Basha para protestës: Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja

02.06.2019 17:59:45

Opozita e bashkuar në Shqipëri këtë të diele në orën 19:00 ka organizuar protestën e 7 kombëtare.

Ndërkohë protestuesit e parë për këtë pasdite janë nisur nga rrethet drejt kryeqytetit.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha vetëm pak orë para nisjes së protestës përsërit edhe një herë thirrjen e tij për pjesëmarrje sa më masive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shkruan se nuk do të ketë asnjë hap për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja.

Ndërsa nuk dihet asgjë në lidhje me skenarin protestës së opozitës për largimin e Ramës.