Basha, përgjegjës kryesor për humbjen e PD, tha Topalli

04.07.2017 20:13:55

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka folur në një intervistë në “Abc News” në lidhje me zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike. Ajo tha se Lulzim Basha është përgjegjës kryesor për humbjen e PD.

“Basha është përgjegjës kryesor për humbjen e PD. Nëse ka një emër ndaj të cilit duhet thënë se bie përgjegjësia për këtë humbje është Lulzim Basha. Ai ka menduar vetëm për interesin personal dhe jo për partinë e idealeve demokratike”, tha ajo. Topalli shtoi megjithatë se beson se PD do të ringrihet.