Basha: Qeveria po shpërdoron fondet publike

17.08.2016 13:54:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi të mërkurën Qeverinë për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa premtoi se “PD do t’i kthejë këto para tek qytetarët me ulje taksash, investime publike, subvencione në bujqësi dhe me hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Edi Rama ka pranuar publikisht faturën e korrupsionit të tij, që rëndon drejtpërdrejt tek qytetarët. Rama thotë se nuk bëjmë dot ujësjellës e rrugë sepse nuk ka para. S’ka para, thotë Rama, për ujësjellës e rrugë. Nuk ka para për ilaçe, për ndihmë ekonomike, për rritje pensionesh e rrogash. Nuk ka si të ketë, kjo është fatura e korrupsionit”, deklaron Basha.

Sipas tij, ndërkohë që kryeministri deklaron se nuk ka para për ujësjellës e rrugë, rezulton se “ka 80 milionë dollarë për mobilim zyrash e blerje makinash, 15 milionë dollarë për bileta avionësh etj”.