Basha: Rama ​të shkarkojë Dakon se liroi Lul Berishën

15.12.2016 12:12:10

Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako duke e akuzuar për lirimin  nga burgu të Lulzim Berishës, ndërsa kryeprokurorit i kërkoi  nisjen e hetimeve për konspiracion kriminal në favor të krimit.

“Dako ka përdorur pushtetin për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë. Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe kundër qytetarëve, prandaj këshilltarët dhe deputetët e PD së Durrësit kanë vendosur ti kërkojnë Ramës shkarkimin e tij në bazë të kushtetutës. I kërkoj prokurorit të fillojë hetimet për konspiracion kriminal në favor të krimit. Berisha, Balili, Rroshi, Prenga dhe të tjerë përbëjnë një nga shtyllat e qeverisjes së Ramës. Rama ka humbur cdo kontroll mbi institucionet dhe ligjin dhe është peng i kriminelëve, i përdori për të marrë pushtetin, tani ata po e përdorin Ramën për të fuqizuar krimin për të grabitur sa më shumë. Veprimet në ditët e ardhshme do të tregojnë se cfarë është kë përfaqëson Rama. Qytetarët të bashkohen ti bëjnë presion Ramës për të marrë përgjegjësitë. Krimi vret dhe shkatërron njëlloj si PD dhe PS. Thirrje të huajve të ushtrojnë trysni ndaj Ramës të fillojë dekriminalizmin, pasi është rrezik për të gjithë”.

Berisha është liruar nga Gjykata e Durrësit me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit.