Sekta okulte e Albinit dhe lista “Srpska”: ato janë bashkë!

07.10.2016 18:37:06

Nga Rexhep Kastrati

Projektligji për Trepçën që po diskutohet në seancën e Kuendit të Kosovës, është një ndër projektligjet më të rëndësishme për të mos thënë më i rëndësishmi për Kosovën, nëse e marrim parasysh se arsyet pse Serbia synon ndarjen e Kosovës është pikërisht ky gjigand ekonomik. Nëse ky projektligj e përkufizon Trepçën pronë të Kosovës, përveç përkufizimit kushtetues që i bëhet pasurive nëntokësore dhe mbi tokësore të saj, atëherë ky projektligj duhet të ketë konsensusin e të gjithë kuvenarëve shqiptare. Mirëpo, nuk po ndodh kështu, pasi që përveç qëndrimit kundër nga ana e kuvendarëve serbë që e kanë deklaruar edhe më parë, sekta okulte e Albinit, po tregon se është, po ashtu, se janë kundër. Shqetësimet e shprehura vazhdimisht për qëndrimin që do të mbajë kjo sektë ndaj këtij projektligji, qëndrim që e kanë bërë publik vetëm sot, tashmë po dalin të drejta dhe të sakta. Kur dëgjon arsyetimet që jep lista “Srpska”, dhe sekta okulte e Abinit, atëherë nuk ke si të mos konstosh se edhe në raport me Trepçën janë bashkë. Të kujtojmë se lista “Srpska” dhe sekta okulte e Albinit janë bashkë kundër pavarësisë së Kosovës, janë bashkë për rrëzimin e qeverisë dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, bashkë kanë qenë dhe janë edhe kundër Pakos së Ahtisarit, por bashkë janë edhe për ndarjen e Kosovës. Në aspektin më të gjerë, sekta okulte dhe serbët janë bashkë edhe për destabilizimin e Kosovës, edhe për anagzhime luftënxitëse, edhe për destabilizimin e rajonit etj.