Bashkë kundër LDK-së dhe Kosovës

10.05.2017 14:38:39

Nga Rexhep Kastrati

Ajo që ishte paralajmëruar qysh nga viti i klauar nga Vulin, nga Kadri Veseli, nga Visar Ymeri, nga Ramush Haradinaj, nga Fatmir Limaj, nga Baton Haxhiu, nga Berat Buzhala dhe nga shumë të tjerë, pra rrëzimi i Qeverisë ndodhi. Dhe kjo për vendin është një humbje e madhe, sepse ishte e qartë se ky ishte një qëllim që drejtohej kundër Kosovës, kundër proceseve pozitive dhe kundër aleancës me demokracitë perëndimore. Dhe drejtohej kundër Kosovës, kundër proceseve pozitive dhe kundër aleancës me demokracitë perëndimore për faktin se vetë ky koalicion ishte bërë pikërisht për të çuar përpara proceset e rëndësishme për vendin dhe me këshillat e aleatëve tanë strategjikë. E kam thënë se PDK dhe partitë tjera të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, e kanë përjetuar rëndë faktin se drejtimin e Qeverisë së Kosovës e kishte marrë LDK dhe kryeministri Mustafa, prandaj edhe kanë bërë gjithçka që kjo Qeveri të mos i realizojë qëllimet për të cilat ishte krijuar. Bllokimi i Kuvendit, sulmet me gaz lotsjellës dhe me forma të tjera të dhunshme, sulmet me koktel mollotovë, sulmet ndaj goditnës së Kuendit të Kosovës, ndaj policisë dhe ndaj institucioneve të shtetit. Por nuk ishin vetëm linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste  ato që nuk e kishin përjetuar mirë faktin se drejtimin e Qeverisë e kishte marrë LDK dhe kryeministri Mustafa, pasi që tepër rëndë e kishte përjetuar edhe Serbia dhe Rusia, e të cilat kanë bërë gjithçka që të pamundësonin funksionimin e saj. Mjafton të kujtojmë faktin se që në fillim të punës së kësaj Qeverie, Serbia nëpërmjet Jabllanoviqit dhe Vulinit ka bërë provokime ndaj shqiptarëve me qëllim që të nxiten reagime populiste, tribale, emocionale dhe të dhunshme për të rrëzuar Qeverinë dhe kryeministrin Mustafa. Dhe që nga atëherë, Serbia, nëpërmjet listës “Srpska” apo vetë drejtpërdrejt ka bërë gjithçka që të bllokojë punën e Qeverisë, duke urdhëruar kuvendarët serbë të braktisinin Qeverinë dhe Kuvendin. Dhe gjatë tërë kohës është vërejtur një bashkërendim ndërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste me listën “Srpska” dhe me Serbinë kundër Qeverisë së drejtuar nga LDK. Dhe këso bashkërendime ka pasur vazhdimisht, kurse e fundit që është bërë publik, është bashkërendimi i Thaçit me Vuçiqin për çështjen e nismës ligjore për FSK-në, mbrapa krahëve të Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa. Pra, është e qartë, se bllokimi i funksionimit të institucioneve, është ërë në mënyrë të bashkrenduar ndërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbashjo-jugosllavokomuniste me Beogradin, për të pamundësuar kështu edhe funksionimin e Qeverisë së drejruar nga LDK-ja dhe kryeministri Mustafa. Dhe kjo ishte edhe kundër aleancës me demokracinë perëndimore, sepse duke bllokuar funksionimin e institucioneve, duke bllokuar realizimin e proceseve të rëndësishme në vend, e që ishte kërkesë e aleatëve tanë strategjikë ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, PDK, AAK, sekta okulte e Albinit, Nisma bënë që të bien në siklet SHBA-të dhe aleatët tjerë strategjikë. Gjatë tërë këtyre viteve, por edhe gjatë këtyre ditëve, kemi pasur një angazhim të madh të aleatëve tanë strategjikë, sidomos të SHBA-ve dhe të Gjermanisë që të kryhen proceset dhe të mendohet përparimi i vendit, për çka ka gjetur qëndrimin unik të LDK-së, por jo edhe të PDK-së dhe të partive opozitare. Në këtë kuptim mbetet të shihet edhe reagimi i aleatëve tanë strategjikë që mund të ndodhë gjatë kësaj dite, për të parë se çfarë do të jetë qëndrimi i tyre lidhur me këtë votim në Kuvendin e Kosovës, nga të cilat do të kuptohet edhe rrjedha e mëtutjeshme zhvillimit të ngjarjeve post-mocioniste.