Bashkë kundër shtetit të Kosovës: serbët dhe partitë e ashtuquajtura të dala nga lufta

21.11.2016 15:43:29

Nga Rexhep Kastrati

Kur Lubomir Mariq, ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal kushtëzoi rikthimin e listës “Srpska” në Qeveri me dekretin për ASociacionin, ishte e qartë se ky ishte një shantazh i pastër që i bëhej kryeministrit Mustafa. Dhe ky shantazh kishte për bazë sjelljen e papërgjegjshme të partive shqiptare, të cilat kanë vënë ineresat personale dhe grupore para interesave shtetërore. Siç dihet, PDK tash ka dalë hapur që nga kreu i saj e deri të individët kundër koalicionit dhe kërkon ta rrëzojë Qeverinë, sekta okulte e Albinit angazhohet për rrëzimin e shtetit në tërësi, kurse AAK dhe Nisma, mezi janë bërë bashkë për të mbijetuar, e shohin mundësinë që duke keqpërdorur emocionet e qytetarëve, të mund të kapet për pushtet dhe të mund të sigurojë mbijetesën. Pra, qëndrimi i hapur shantazhues dhe kërënues, i tyre përballë Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, që ka shkaktuar edhe vështirësi në funksionimin e Kuvendit, po i shërben listës “Srpska” për të rritur orkekset e saj kundrejt Qeverisë së Kosovës dhe për të rritur vlerën e votave të tyre në Kuvend. Me fjalë të tjera, lista “Srpska” po mëton ta faktorizojë veten përtej faktorizimit që ua ka bërë kushtetuta dhe ligjet pozitive të , në dëm të interesave strategjike të Kosovës. Bazuar në kontekstin politiko-institucional të Kosovës, edhe shantazhimi i radhës i Lubomir Mariqit, është bërë edhe për të vënë në vështirësi funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe për të kontribuar që vendi të shkojë në zgjedhjet. Këtë qëllim, e kishte shprehur edhe Nenad Rashiq, i cili mdje kishte parashikuar zgjedhje në mars të vitit 2017.

Me këto kushtëzime dhe shantazhe, lista “Srpska” edhe një herë ka dëshmuar se bazohet fort në qëndrimet destruktive, anarkiste, të dhunshme dhe tribale të disa partive shqiptare për të realizuar qëllime dhe interesa të dëmshme për shtetin e Kosovës, por, po ashtu, ka dëshmuar edhe qëndrimin historik të serbëve dhe të Serbisë kundër LDK-së dhe rolit të saj qeverisës në Kosovë, që ka zënë fill qysh më 1989 e ka vazhduar në forma të ndryshme derisa arriti që të instalojë dy linja kundërkombëtare: linjën e Tiranës/Kretës dhe linjën udbasho-jugosllavokomuniste, të cilat morën përsipër që ta rrënonin linjën institucionaliste të presidentit Rugova. Pra, me kushtëzime dhe me shantazhe, lista “Srpska” po tregon edhe një herë afërsinë, për të mos thënë njëjtësinë hitorike me partitë e ashtuquajtura të dala nga lufta kundër linjës institucionaliste të udhëhequr nga LDK, e që në mënyrë institucionale është vënë re më 2001, pas zgjedhjeve të para të përgjithshme në Kosovë. Edhe pse ato zgjedhje i pat fituar bindshëm LDK në krye me presidentin Rugova, megjithatë ishte bërë një bashkim i plotë i partive shqiptare të ashtuquajtura të dala nga lufta me listën serbe “Povratak” dhe me partitë e komuniteve të tjera etnike për të bllokuar zgjedhjen president të Kosovës, presidentin Rugova. Dy vjet pas luftës, bashkimi i këtillë do të duhej të ishte i pamundur, por ja që ksihte ndodhur, duke dëshmuar se propaganda primitive kundër presidentit Rugova dhe kundër LDK-së, vrasja e veprimtarëve  të saj që nga bashkëpunëtorët më të ngusht të presidentit Rugova, e komadantëve dhe ushtarakëve të tjerë të linjës institucionale, e gazetarëve dhe mbështetësve të tjerë të saj, nuk kishin nodhur rastësisht, por si qëllim i përbashkët i serbëve, i agjenturave të ndryshme kundërshqiptare dhe i linjës së Tiranës/Kretës. Dhe kjo kishte ndodhur për shkak se Serbia kishte humbur betejën politike, institucionale, diplomatike me lëvizjen liri, pavarësi, demokraci, dhe i vetmi “argument” i kishte mbetur makineria policore, ushtarake dhe paraushtarake në Kosovë. Dhe Serbia e ka ditur dhe e di që çdo ballafaqim me një qeverisje dhe udhëheqje procesesh nga LDK, do ta ketë të vështirë dhe të pamundur për të realizuar synimet e saj në Kosovë.

Kjo u pa gjatë këtij mandati qeverisës, kur Serbia është vënë në pozitën më të vështirë që nga përfundimi i luftës, pasi që nuk po arrin të imponojë vullnetin e saj në Kosovë, ngaqë asnjë kushtëzim dhe shantazh nuk po i ecën. Në fakt, qysh para se të bëgej ky koalicion, ishte e qartë se me LDK-në nuk do të mund të bëhej pazar si me të ashtuquajturat parti të dala nga lufta: më 2014, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte refuzuar në mënyrë të prerë vazhdimin e vendeve të rezervuara për komunitetet etnike, duke kthyer një raport paksa më normal ndërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë dhe asaj përfaqësuese, si dhe duke ua bërë të qartë të gjithëve se me LDK-në nuk ka pazare në dëm të Kosovës. Kurse dy vitet e qeverisjes së Kosovës në krye me LDK-në dhe kryeministrin Mustafa, dëshmuan edhe një herë se serbët dhe të ashtuquajturat parti të dala nga lufta po u pengon shumë kjo qeverisje, dhe secila nga pozicioni i saj, kanë bërë gjithçka për ta përmbysur atë. Qysh kur ka ndodhur provokimi i Jabllanoviqit, vitin re kaluar, kam thënë se kjo është bërë edhe në bashkërendim me parti politike shqiptare, për të nxitur dhunë dhe aksione anarkiste për të rrëzuar shtetin e Kosovës. vazhdimi i tyre, dhe kushtëzimet e serbëve gjatë muajve në vazhdim e deri më sot, vetëm sa kanë përforcuar këtë, duke mbërritur deri këtu sa të shantazhohet kryeministri i vendit: o dekreti për Asociacion, o zgjedhje, me çka tashmë hapur është dëshmuar bashkimi kundër Kosovës i të ashtuquajturave partin të dala nga lufta me serbët. Pas kushtëzimit dhe shantazhit, që lista “Srpska” bëri më parë lidhur me pjesëmarrjen e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin, kushtëzimi dhe shantazhimi i fundit për rkithim në Qeveri pasi të miratohet dekreti për Asociacionin, e për më tepër heshtja e të ashtuquajtura të dala nga lufta, ka nxjerrë zbuluar të gjitha kontekstet politiko-institucionale të angazhimeve të dhunshme dhe bllokuese të institucioneve të shtetit të Kosovës. Me fjalë të tjera, tashmë është e qartë se serbët dhe të ashtuquajturat parti të dala nga lufta janë bashkë kundër stabilitetit, funksionimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. Në këtë kuptim, edhe një herë po dëshmohet se LDK dhe kryetari i saj janë të vetmit garantues të interesave strategjike shtetërore dhe kombëtare. Refuzimi kategorik i kryeministrit Mustafa për të pranuar kushtëzimet e serbëve, refuzimi për të pranuar vënien në dyshim të ligjit për Trepçën dhe për investime strategjike, si dhe për të cenuar interesat strategjike të Kosovës, me gjithë shantazhet e vazhdueshme nga serbët dhe nga partitë e ashtuquajtura të dala nga lufta, kanë kuptimin e mbrojtjes së shtetësisë së Kosovës, të funksionimit të institucioneve të tij, si dhe të konsolidimit të tyre.