Bashkëshortja dhe vajzat e Hamdi Sopës kërkojnë drejtësi

14.01.2017 16:14:33

Bashkëshortja dhe dy vajzat e të ndjerit, Hamdi Sopa, janë duke kërkuar drejtësi pasi që, sipas tyre, janë dëmtuar emocionalisht pasi kanë vuajtur shumë gjatë kohës sa janë bërë hetimet, njofton Klan Kosova.

Avokati mbrojtës i tyre, Tomë Gashi, ka thënë se ekspertiza e parë e realizuar nga institucionet shtetërore te Kosovës, çoi ne paraburgim për disa muaj Teuta Sopën, bashkëshorten e te ndjerit, dhe dy vajzat e tij, Artinën dhe Ernën.

Ndërsa tri ekspertizat e tjera të pavarura dëshmojnë se vdekja e zyrtarit të lartë për informim në kryeministri ishte aksidentale.

Pas 4 ekspertizave të bëra për vdekjen e Hamdi Sopës, i cili vdiq më 29 janar të 2013-ës, gruaja dhe vajzat dalin të pafajshme.