Bashkësia Shqiptare në Zvicër/ Ngushëllime familjes Musliu

04.05.2020 10:28:15
Në emrin tim dhe të shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër” , shprehim ngushëllimet më të thella familjes Musliu, për humbjen e djalit të vetëm të tyre Agonit! Vdekja e Agonit 26 vjeçar në keto rrethana, na ka prek e indinjuar thellë, andaj kërkojmê hetim të menjëherëshëm per ndriçimin e këtij rasti! Jemi të indinjuar thellë nga mosreagimi i organeve përkatese per këtë rast tragjik në këtë kohë pandemie!
Informatat që po na vijnë për kriteret jo të njejta të kohës së qendrimit në karantinë, për dalje të parakohshme nga karantinimi nëpermjet lidhjeve, për mosrespektimin e masës bazë ruajtjes së distancës etj, na shtynê të dyshojmë në efikasitetin e masave të kësaj qendre karantinimi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë!
Me këtë rast, duke marr parasyshë gjendjen në te cilën është Kosova, u bejme apel Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, si Përfaqësues të vetem legjitim të Popullit e shtetit të Kosoves, që t’i japin kahje kësaj gjendje të pashpresë! Populli dhe Shteti i Kosovës nuk guxon të qëndroj peng i kurrëfarë virusi e pandemie!
“Bashkësia Shqiptare në Zvicër”
Kryetari Ahmet Asani