Bashkimi Europian, gati të vendosë sanksione ndaj SHBA-së

03.10.2019 14:16:06

Franca dhe Bashkimi Europian janë të gatshme t’i përgjigjen Shteteve të Bashkuara duke vendosur sanksione, nëse Uashingtoni refuzon një marrëveshje tregtare, deklaroi ministri francez i Financave, Bruno Le Mer.

“Nëse administrata amerikane hedh poshtë dorën e zgjatur nga Franca dhe BE-ja, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me sanksione”, tha Le Mer,

Shtetet e Bashkuara njoftuan një ditë më parë se do të vendosin tarifa mbi mallrat e bllokut europian në vlerën 7.6 miliardë dollarëve. Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajrore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Boeing.

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), thotë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje.