Bashkimi Evropian i ka dërguar ngushëllime familjes Ivanoviq

Bashkimi Evropian i ka dërguar ngushëllime familjes Ivanoviq

16.01.2018 12:20:56

Bashkimi Evropian ka dënuar fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtura, në mënyrë që ligji dhe drejtësia në Kosovë të kryejnë punën e tyre.

Oliver Ivanoviq u vra sot në Mitrovicën e Veriut.

BE i ka dërguar ngushëllime familjes Ivanoviq, citon KP.  “Për shkak të vrasjes së Ivanoviq, bisedimet në kuadër të dialogut në nivel teknik janë suspenduar”, tha zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq.  Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka caktuar për sot në mesditë një takim me përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Temë e takimit do të jetë situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut pas vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq.