Bashkimi kombëtar vetëm sipas konceptit dhe platformës së presidentit Rugova

Nga Rexhep Kastrati

“Nëse do të bëheni kryeministër i Kosovës a do të kërkoni bashkimin me Shqipërinë?

Dëshira dhe interesi i qytetarëve tonë në të dy anët e kufirit të tilla janë. Këtë personalisht do ta kërkoj gjithnjë, pavarësisht pozitës ku do të ndodhem. Megjithatë është e rëndësishme që të sqarohemi se nuk e bën bashkimin kryeministri i Kosovës, por populli i Kosovës. Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran. E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës le të flasë vetë, kur të jetë momenti.”

Kështu është përgjigjur Albin Kurti në pyetjen konkrete, duke rithekuar edhe një herë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë me referendum. Dhe këtu është pjesa më problematike dhe më substanciale e problemit, pasi që çështja e referendumit të tillë është e ndaluar me Kushtetutë, ngaqë pika 3 e nenit 1 të saj thotë qartë:

Pra, me këtë pikë, Kosova e ka të ndaluar të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Dhe kjo nuk ështëndalesë vetëm për Kosovën, por është edhe për shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, dhe është një nga parimet fnksionale të Badinterit, përkatësisht të Grupit të Kontaktit. Prandaj, edhe çështja e referndumit nuk është çështje thjesht e vullnetit të qytetarëve, por është çështje e parimeve mbi të cilat është shpërbërë ish-Jugosllavia. Në këtë mënyrë, kjo çështje cënon rëndë këto parime dhe provokon bashkësinë ndërkombëtare, e cila është garante e gjithë kësaj. Një arsye tjetër ka të bëjë me faktin se për ndryshimin e kësaj dispozite kushtetuese, duhen edhe votat e pakicave, përkatësisht 2/3 e dyfishta, e që do të thotë edhe votat e serbëve. Është absurde të pritet që serbët të japin pëqimin për ndryshim të kësaj dispozite kushtetuese pa kushte. dhe kushti kryesor dpo të jetë e drejta që edhe ata të mbajnë referendum për bashkim me Serbinë. Në kët[ë mënyrë do të ndodhte ndarja e Kosovës sipas platformës së Boris Tadiqit. Platforma e Boris Tadiqit thotë

Pra, po shihet qartë se platforma e Albinit, edhe pse nuk thuhet konkretisht, ka pikërisht këtë: të dyja palët do të merrnin diçka.

Serbisë i leverdis çështja e referendumit, sepse në këtë mënyrë do ta akuzonte Kosovën se po prish parimet mbi të cilat është realizuar shpërbërja e ish-Jugosllavisë, do të kërkonte edhe fuqizimin e Rezolutës 1244, por, përveç kësaj, do t’ia hapte rrugën referendumit në Republika Srpska për t’u ndarë dhe bashkuar me Serbinë.

Ndërkaq, bashkimi kombëtar si e drejtë e natyrshme mund dhe duhet të ndodhë sipas platformës së presidentit Rugova, i cili qysh më 1990, bashkimin kombëtar e ka konsderuar të natyrshëm, por që duhet të punohet shumë.

Ja si përgjigjet presidenti Rugova për bashkimin kombëtar:

Ndërkaq, sipas Platformës së Partive Politike në ish-Jugosllavi, e vitit 1991, çështja e bashkimit kombëtar ishte opcioni i fundit dhe që i përgjigjet fazës së fundit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, pra kur shtete të dala nga ish-Jugosllavia do të ndryshojnë kufijtë e tyre. Në këtë fazë, e cila nuk duhet të fillojë nga Kosova, por nga të tjerët, Kosova do të përfitonte, sepse të tjerët do të prishnin parimet e Badinterit, dhe në një situatë të tillë do të binin poshtë edhe rregullimet kushtetuese të shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, por do të shfaqeshin parime që do të nënkuptonin ndryshimin e kufijve në rajon.

Kështu ka ndodhur edhe me fazat e tjera të shpërbëjres së ish-Jugosllavisë, kur Kosova e ndiqte procesin por nuk i paraprinte procesit.

Pra edhe çështja e bashkimit kombëtar si fazë e fundit e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, duhet të mos u paraprijë, por duhet të ndjekë shpërbërjen e Bosnjes dhe të tjerëve, në mënyrë që të mos pësojnë shqiptarët.