Baton Haxhiu e dëshiron zhbërjën e dy shteteve shqiptare?!

11.01.2019 14:22:28

Nga Skënder MULLIQI

Lufta për ndryshim të kufijve po vazhdon. Në Serbi moti është hedhur teza për ndarje të Kosovës, nga njeriu më me ndikim politik dikur në ketë shtet, Dobrica Qosiqi e pastaj nga krimineli Millosheviq… Kjo ide serbomadhe nuk e ka qudit askend nga shqiptaret as atëherë as sot.Por, të zhvillohet lufte mbrenda faktorit politik shqiptare për ti dhuruar territore të reja shtetit gllaberues serb, kjo vështirë të përthekohet nga mendja e shëndosh e njeriut! Serbia , edhe pse e humbi Kosovën më luftë në vitin 1999, tash na kan dalë do djeme”azgana’ , të cilët po bien cop së cili ta marr bajrakun për ti dalë në krahë Serbisë grabitqare .Presidenti, Hashim Thaçi për ta shpëtuar lekurën e vet nga Gjykata Speciale,është duke luajtuar pa dyshim një lojë shumë të rrezikshme . Ndryshimi I kufijve në këtë menyrë siq po pretendohet detyrimisht sjellë luftë të re në Ballkanin Perëndimor. Edhe nese Thaçi ka presion nga jashtë , nuk ishte dashur në asnjë mënyrë ta shtyn vendin në rrugw qorre .Vallën e djallit në prapaskenë është duke e udhëhequr ,Baton Haxhiu, mbi të cilin bien shumë mëkate deri në tradhëti kombëtare. Sigurisht së ky matrapaz e shizofren politikë e mediatik, është duke menduar së luhet lehtë më territoret shqiptare , së të gjithë shqiptarët sipas tij “ hanë bar” .Shpërfaqja e fundit e Batonit, është kërcënimi qe I bëri presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, për mos dekretim për Ministër të Punëve të Jashtme, të Gent Cakaj.Ky në shkrimin e tij nuk e njeh shtetin shqiptarë .Presidentit të Shqipërisë , z. Ilir Meta I drejtohet më fjalën urdhëruese -Ilir, sikur të kishte të bajë më një njeri të thjesht, e jo që bëhët fjalë për një president shteti.Kjo e tregon gjithë kulturën e tij politike, kjo i tregon edhe prapaskënat e tij të rrezikshme deri në zhbërjën e dy shteteve shqiptare në Ballkan.Kësaj figure të errët dhe te urryer nga shumica e shqiptarëve, po I duket vetja si njeri shumë I zoti, po I duket vetja së është mbi të gjithë tjerët.E gjithë kjo maskaradë politike e Baton Haxhiut është fyese për shqiptarët, është fyese për Kosovën dhe Shqiperinë, e sigurisht së nuk ishte dashur të lejohet një tallje e tillë .Kush është Gent Cakaj dhe çfarë faktori politik është ai kur deklaron së duhet bërë ndryshimi I kufijve?Natyrisht së secili president serioz në këtë kontekst edhe presidenti, Meta sigurisht nuk lejon të dekretohet një kalama ne kuptimin e diplomacisë siq është, Gent Cakaj. Përsonalitetet karikaturiale nuk iu duhen shqiptarëve.Duhet hequr qafe të gjithe ata të cilët po e nëperkëmbin gjakun e heronjëve dhe dëshmorve të kombit…Është koha e fundit e një zgjimi tjetër kombëtar.Baton Haxhiu dhe soji I tij, nuk e kan vendin në politikën shqiptare…