Baton Haxhu edhe ndaj presidentit Rugova ka pasur qasje irrituese si ndaj kryeministrit Mustafa

15.01.2017 23:25:40

Reagimet ndaj një shkrimi të Baton Haxhiut  në të cilin ka kriktikuar kryeministrin Mustafa për heshtjen lidhur me trenin serb, kanë vazhduar edhe gjatë ditës sotme. Netja Betja, në një postim në facebook ka publikuar një reagim të shkurtër, në të cilin thekson se një qasje irrituese si ndaj kryeministrit Mustafa, Baton Haxhiu ka pasur edhe ndaj presidentit Rugova.

“Ende pa përfunduar saga e trenit, Baton Haxhiu, botoi një shkrim të turpshëm ku i kërkonte Kryeministrit Mustafa që të jap dorëheqje. I bindur në triumfet permanente të Serbisë, Batoni theksonte idenë se Kryeministri duhet të jap dorëheqje sepse qytetarët nuk po e dinë si do të veprojë ai lidhur me një varg vendimesh të rëndësishme! Të njëjtën qasje irrituese, Batoni e kishte edhe ndaj Ibrahim Rugovës në vitet ’90”, ka shkruar ajo. Më tutje, Netja Bejta, ka thënë se Baton Haxhiu, gjatë qeverisjes së Isa Mustafës nuk po arrin të organizoj takime me pasardhësit e Stanishiqit (ish shefi i UDB-së), siç kishte dështuar ta dërgonte Presidentin Rugova në një takim të tillë. “Por, Batoni, nuk e ka dertin e qytetarëve, së paku jo të atyre të Kosovës. Batoni, i mësuar me marrje fondesh të padeklaruara nga Serbia (deri në vitin 1999) dhe nga Shqipëria (pas vitit 1999), hallin e ka se gjatë qeverisjeve të LDK-së (2001-2007) dhe (2015-2016) nuk po arrin të rjep para për “shërbimet e tij profesionale”. Po ashtu, ai gjatë qeverisjes së Isa Mustafës nuk po arrin të organizoj takime me pasardhësit e Stanishiqit (ish shefi i UDB-së), siç kishte dështuar ta dërgonte Presidentin Rugova në një takim të tillë. Andaj, Baton, jep dorëheqje nga shtetësia e Kosovës, merre atë të Serbisë, dhe bëhu ambasadori i parë i saj në Kosovë. Ky mund të jetë kontributi yt i vetëm dhe më mirë se ti, interesat e Serbisë nuk i përfaqëson as Gjuriqi. Ti je demagog kot! Ofendimet tua janë lavde për njerëzit e mirë dhe patriot!”, ka shkruar Bejta në profilin e saj në Facebook”, ka shkruar Bejta në profilin e saj në Facebook.