Baton, nuk të ka faj as Vlora e askush tjetër pse ti bëhesh nervoz që është ndalë treni!

16.01.2017 16:45:23

Nga Rexhep Kastrati

Duke e njohur që gati 30 vjet, unë e kuptoj nervozën e Batonit për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e trenit të Serbisë, i cili tashmë është pranuar edhe nga Nikoliq se kishte simbolikën e rikthimit të Kosovës nën Serbi. E kuptoj se duke e njohur që gati 30 vjet, ia di edhe angazhimet e tij publike, e pse jo edhe jopublike, e të cilat e kanë bërë të jetë një ndër peronat kryesorë të linjës-udbasho-jugosllavokomuniste që filloi dhe vazhdoi e koncepte autonomiste për Kosovën. Mbi këtë bazë, Baton Haxhiu ka të drejtë të bëhet nervoz, sepse u bind më në fund se me gjithë vështirësitë, me gjithë sfidat dhe me gjithë pengesat, Kosova po dëshmohet se është shtet i pavarur, e jo “Juzhna krahina Serbije”. Natyrisht, Baton Haxhiu ka të drejtë të bëhet nervoz, sepse ai ka pritur, madje ka bërë thirrje edhe më parë që kjo Qeveri të rrëzohet para marsit 2017, dhe nuk ka pritur që mu kjo Qeveri në mënyrë shumë profesionale ka bashkërenduar punën ndërinstitucionale për ndalimin e trenit të Serbisë, duke dëshmuar se deri ku është Serbi, e nga ku fillon Kosova. Por, edhe për këtë veprim tërësisht profesional, ligjor dhe kushtetues të Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve të tjera të shtetit të Kosovës, si zbatuese të ligjit dhe të kushtetutës, batoni kërkoi rrëzimin e Qeverisë, për shkak se paska mbajtu sekret planin e ndërhyrjes për ndalimin e trenit! Duket se Batoni paska pritur që planet sekrete të bëhen publike, në mënyrë që të dështojë realizimi i tyre, apo paska pritur që të Qeveria dhe institucionet tjera ligjzbatuese të marrin leje nga ai për të ndërmarrë operacione të tilla të ndjeshme! Dhe merre me mend: në vend se të përgëzohej Qeveria dhe institucionet e tjera ligjzbatuese për përfundimin me sukses të operacionit për ndalimin e trenit, kërkon rrëzimin e saj! Dhe kjo kërkesë sintetizon gjithë thelbin e angazhimeve dyvjeçare për rrëzimin e Qeverisë, e që ka të bëjë me faktin se kjo Qeveri e ka rritur kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe sovranitetin e vendit, dhe hap pas hapi po i rrëzon të gjithë skenarët për destabilizimin e vendit, përkatësisht rrëzimin e shtetit, për t’i hapur rrugë opcioneve të tjera që nga rikthimi i saj nën Serbi e deri te ndarja e saj. Pra, thelbi që shpërfaq kërkesa e Batonit për rrëzimin e Qeverisë, si sintetizimin e gjithë anagzhimeve të dy viteve të fundit, është kundërshtimi i forcimit të sovranitetit të shtetit, e jo dobësimi i këtij sovraniteti, siç thonë. Në këtë mënyrë, nervoza e Batonit për ndalimin e trenit, është pikërisht nervoz për shkak se me këtë, kjo Qeveri ka dëshmuar se është duke punuar për forcimin e sovranitetit të shtetit. Kjo Qeveri dhe ky kryeministër, gradualisht po i ndëroresin praktikat e mëhershme që veriun e konsderonin si një terra nulis, apo edhe si njëë zgjatim të Serbisë. Të kujtojmë se për shkak të këtyre praktikave të këtilla, Serbia në veri fuste madje edhe forcat speciale të saj, dhe në të gjitha aspektet e trajtonte si të ishte pjesë e saj. Kurse tash iu tha: Boll më, këtu është Kosovë! Dhe Serbisë, kjo Qeveri i tha: Boll më, këtu është Kosovë!, edhe kur bëhej fjalë për ligjin për “Trepçën”, edhe për ligjin për investime strategjike, edhe për të gjitha çështjet hap pas hapi. Por, kjo Qeveri i tha: Boll më, këtu është Kosovë!, edhe kur presidenti i Serbisë deshi të futej në Kosovë si të ishte midis Kralevës. Dhe këto janë shenja se sovraniteti i Kosovës po shtrihet edhe në veri. Dhe edhe dërgimi i forcave speciale ROSU në veri është një shenjë tjetër se sovraniteti i Kosovës po shtrihet në veri. Mjafton të kujtojmë25 korrikn e vitit 2011 kur po forcat speciale ROSU u bënë mish për top nga një Qeveri e faqes së zezë, duke u cenuar rëndë jo vetëm dinjiteti si forca elitare të sigurisë, por edhe jetët e pjesëtarëve të saj. Dhe nuk ishte  rëndë vetëm vrasja e një pjesëtari të këtyre forcave speciale, por edhe thyerja e shpresës së shqiptarëve se veriu mund të kthehej ndonjëherë. Dhe kjo ishte shumë, shumë më e rëndë. E kjo Qeveri ua ka kthyer dinjitetin forcave speciale ROSU, si dhe po ua rikthen shpresën shqiptarëve se veriu megjithatë është i Kosovës. Dhe ky fakt, shumicën absolute të qytetarëve të Kosovës, pra pavarësisht a janë shqiptarë apo jo, i ka bërë të jenë krenarë dhe të ndihen shkëlqyeshëm. Me nervozën e tij, Batoni, e së këndejmi edhe bashkëmendimtarët e tij, ka dëshmuar se nuk janë me shumicën e qytetarëve, por janë me atë pakicë që do t’i gëzoheshin futjes së trenit në Kosovë. Dhe kjo pakicë është pjesa e manipuluar e serbëve lokalë, pra edhe jo e shumicës së tyre, pjesa e zyrtarëve të shtetit të Serbisë, pjesa e ngushtë e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, pra edhe sekta okulte e Albinit. Por këta nuk janë Kosova, nuk janë vullneti i shumicës së qytetarëve të saj, por janë pakica që është angazhuar me dekada për të realizuar skenarë serbo-rusë për destabilizimin e Kosovës për rikthimin e Serbisë në Kosovë, ose ndarjen e saj. Dhe në këtë kuptim, është e vërtetë se Batonit dhe të tjerëve si ky nuk ka pse u duhet shtetësia e një shteti që e shajnë, që e i bën nervozë kur forcon sovranitetin dhe përballon sfida dhe provokime të rënda. Jam shumë i bindur se më në rregull, Batoni do të ishte sikur të deklaronte veten ambasador të Serbisë në Kosovë, sepse kështu do të shte në rregull me veten e tij, me Serbinë, me Kosovën dhe me qytetarët e saj.

Dhe këtë po e them, jo vetëm për të thënë se Vlora Dumoshi ka pasur të drejtë kur ia ka propozuar këtë Batonit, por edhe për shkak të gjithë atyre që i thashë më lartë, por edhe për shkak të tjerave që nuk i kam thënë me këtë rast. Kur bëhet fjalë për reagimin e Batonit ndaj Vlora Dumoshit, duhet thënë se pikërisht ka dëshmuar se ai nuk u bë kurrë gazetar, por ka mbetur në nivelin e një tipi arrogant-policor, të një ofenduesi të zakoshëm facebook-u, dhe nën nivelin moral dhe njerëzor të Linda Morinës. Baton Haxhiu do të duhej të matej shumë para se ta krahasonte Vlora Dumoshin me Linda Morinën edhe për shkak se edhe në këtë drejtim do të duhej të kishte parasysh se Vlora Dumoshi është bijë e fisme e një familjeje të njohur atdhetare, babai i të cilës, Ismail Dumoshi ka qenë një ndër orgaizatorët e demonstratave të vitit 1968 që sollën flamurin dhe kushtetutën e vitit 1974, e jo e bija e Fazli Haxhiut. Në anën tjetër, Linda Morina është një personazh që është bërë publik, është afirmuar për shkak se niveli i gazetarisë te ne është niveli më i ulët i saj, është gazetari e pronografisë, e vaginografisë dhe e gishtografisë. Dhe ky nivel është niveli që kanë nxënësit e shkollës së gazetarisë së Baton Haxhiut. Në këtë aspekt mjafton ta kemi parasysh pornogazetarinë dhe vaginogazetarinë që praktikon nxënësi i Batonit, Berati me “ekspress”-in e tij, i cili, sikurse vetë Batoni, po bën gjithçka kundër kësaj Qeverie. Megjithatë, niveli shprehës i Linda Morinës, është nivel më i lartë sesa i Batonit, sepse ajo brenda saj ka sinqeritetin, ka vetveten dhe nuk bëhet nervoze kur ndalohet treni të mos futet në Kosovë. natyrisht, unë e vlerësoj faktin se ajo që Vlora Dumoshi ka shkruar në reagimin e saj e ka shqetësuar tepër shumë Batonin, sepse kështu është dëshmuar se Vlora e ka goditur në shenjë. Dhe, edhe pse unë jam kundër që Qeveria vetë, apo edhe dikush që mund të identifikhet me të, të merret me çiftat e batonit, Beratit, të Halilit apo edhe të tjerëve si këta, pasi që veçsa i rrit dhe u jep kredenciale që nuk i kanë dhe nuk duhet t’i kenë, megjithatë, kur i shpartallon kështu dhe i shtyn t’i nxjerrin zorrët nga barku, është punë e mirë.