Battaglia nderon Sportingun, Plzen eliminohet në shtesë

15.03.2018 23:24:34
Sporting's Rodrigo Battaglia, right, shoots a header to score his sides first goal during the Europa League round of 16 second leg soccer match between Sporting CP and FC Viktoria Plzen in Plzen, Czech Republic, Thursday, March 15, 2018. (AP Photo/Petr David Josek) Czech Republic Soccer Europa League

Sportingu i Lisbonës u bë skuadra e 5-të që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Europa League.

Mes vuajtjesh të shumta skuadra portugeze ja doli të eliminonte pas kohës shtesë, çekët e Viktoria Plzen të cilët ishin fare pranë përmbysjes së madhe por goli i argjentinasit Battaglia iu shuajti ëndrrat.

Në stadiumin Doosan Arena, koha e rregullt përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve të Plzen, i njëjti rezultat me të cilin Sportingu kishte fituar ndeshjen e parë. 2-golshi i Bakos shokoi miqtë aq sa holandezi Bas Dost humbi 11-metërshin që mund të evitonte shtesat në minutën e 91-të.

Megjithatë pas një morie rastesh të humbura Sportingu realizoi golin e kualifikimit me Battaglian, në shtesën e shtesës së parë, duke prerë biletën për në raundin e 8-të më të mirave”.