Bayern, Ancelotti një trajner i “lehtë”, grupi stërvitej në fshehtësi

03.10.2017 13:39:28

Jo gjithmonë bashkëpunimi mund të rezultojë i frytshëm, e jo gjithnjë mbizotëron mirëkuptimi. Që pakënaqësitë ishin krijuar dhe akumuluar brenda dhomave të zhveshjes së Bayern Mynih ky ishte një fakt i qartë që reflektohej edhe jashtë tyre. Për herë të parë në karrierë Carlo Ancelotti, u shkarkua në mes të sezonit. Nga ana tjetër kurrë klubi bavarez nuk e kishte praktikuar një lëvizje të tillë duke larguar një trajner që në muajin shtator. Gjithsesi, deri para shkarkimit të italianit shifrat e Baynerit flisnin për 7 fitore në 10 ndeshje si dhe trofeun e ngritur në Superkupë. Kjo tregon qartë se dicka tjetër ziente nën sipërfaqe. Sic zbulojnë të përdishmet sportive gjermane, bavarezët duket se nuk kishin qënë kurrë entuziastë për mënyrat me të cilat operonte trajneri 58-vjecar, vecanërisht për seancat e tij të trajnimit. Sipas shtypit gjerman, Anceloti mësohet të ketë qënë mjaft i butë thuajse indiferent. Që vitin e shkuar Lahm dhe Xabi Alonso u kishin komunikuar drejtuesve se Ancelotti kishte një ritëm shumë të qetë dhe pasiv në senacat stërvitore, ndërkohë që këtë verë edhe Muller, Neuer e Boanteg patën shprehur dyshime mbi të.

Mbi të gjithë qëndronte Robben që ishte shprehur se edhe djali i tij i nënshtrohej një stërvitjeje më të fortë. Kjo pati cuar në një konsensus mes lojtarëve për të zhvilluar seanca shtesë stërvitjeje, të cilat ishin refuzuar nga Ancelotti. Mesa duket ky ka qënë një motiv shumë i fortë për lojtarët, që të stëriteshin pa dijeninë e teknikut në fshehtësi. Gjithsesi, kujtojmë se sezonin e shkuar Bayerni e fitoi Bundesligën me 15 pikë diferencë nga ndjekësit. Edhe dëmtimet në këtë skuadër jo shumë të re në moshë lojtarët e të cilës ndajnë impenjimet si në klub ashtu edhe në Kombëtare, dukej sikur ishin rralluar duke e klasifikuar Bayernin si një nga skuadrat më në formë përgjatë gjithë sezonit. Me Ancelotin e larguar, i cili ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë dëtyrë të re për më shumë se 10 muaj, mbetet për t’u parë nëse problemi tek Bayerni ishte pikërisht italiani apo cilësia dhe mosha e lojtarëve.