Bayern bindet për Coman, gati 21 mln euro për Juven

19.01.2017 20:01:59

Brenda tre muajsh Kingsley Coman do të jetë me 100% një futbollist i Bayern Munich. Kjo ka qenë fjala e Rummenigge, i cili gjatë një interviste për “Bild”, që do të publikohet nesër, ka deklaruar se francezi, i huazuar nga Juventus në verën e vitit 2015, do të blihet përfundimisht nga bavarezët. “Brenda muajit prill kemi të drejtën ta marrim përfundimisht me ne, – tha administratori i deleguar i bavarezëve. – Edhe pse ka pasur dëmtime të ndryshme, ideja jonë është ta mbajmë Coman te Bayern.”

Pavarësisht nga ndonjë problem fizik i tepërt, që i ka ndikuar në rendimentin e këtij sezoni, Coman ka bindur plotësisht drejtuesit e Bayern Munich. “Kemi ende kohë në thelb, por në përgjithësi jemi të bindur për aftësitë e futbollistit, pavarësisht se ne sezonin e kaluar pati një ecuri shumë më të mirë se sivjet, – tha Rummeniege. – Ne kemi të drejtë ta marrim futbollistin për 21 milionë euro dhe do të shfrytëzojmë këtë të drejtë.” Juventus e huazoi për dy sezone Coman, kundrejt 7 milionë eurove, ndërsa klauzola për blerjen përfundimtare të lojtarit është 21 milionë euro./telesport.al/