Bayern-Dortmund, në garë për kampionin olimpik!

21.12.2016 09:59:51

Një tjetër duel Bayern-Dortmund mund të nisë në Bundesligë. Kësaj here jo në fushë, por në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin Julian Brandt, i cili njihet si një nga lojtarët e rinj më premtues të futbollit gjerman. Anësori i Bayer Leverkusen-it ka kontratë deri në vitin 2019 me “Aspirinat”, por duket se do të tundohet shumë për të kërkuar largimin.

Një ndihmë për të do të jetë klauzola e largimit 20 milionë euro, e cila hyn në fuqi duke nisur nga viti 2018.Sipas gazetës “Bild”, Borussia po shtrin dalëngadalë tentakulat e saj për të tërhequr pas vetes kampionin olimpik të Gjermanisë në “Rio 2016”. Kjo mund të konsiderohet edhe si një garë FCB-BVB për “grabitjen” e lojtarëve vendës. Gjithsesi, në Leverkusen janë të qetë. “Për ne kjo nuk është një çështje për diskutim. Julian nuk mund të largohet pa i përfunduar kontrata“, – është shprehur së fundmi drejtori sportiv i klubit, Rudi Völler.