Bayern drejt Rostovit me 5 mungesa

22.11.2016 15:57:19

Bayern Munchen është larguar për në drejtim të Rostovit ndaj të cilit do të luajë ndeshjen e radhës në Champions League. Skuadra kampione e Gjermanisë nuk do të ketë në dispozicion në këtë përballje 5 futbollistë, megjithatë kjo duket se nuk e shqetëson shumë trajnerin Ancelotti duke qenë se skuadra e tij tashmë e ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Dy nga mungesat e Bayernit për këtë sfidë janë Kingsley Coman dhe Manuel Neuer qe do të zëvendësohet nga Ulreich, i cili do të luajë ndeshjen e tij të parë në këtë sezon.

Mungesat e tjera të Bayern janë ato të Robben, Javi Martinez dhe Arturo Vidal. Robben shfaqi një problem muskulor në eliminatore me Holandën  dhe mungoi edhe në përballjen me Borussia Dortmund. Javi Martinez u dëmtua muajin e kaluar në përballjen me Augsburgun, ndërsa Vidal e pësoi dëmtimin e tij në fazën kualifikuese të Botërorit 2018 me Kilin.