Bayern hedh sytë nga Skocia, vjen Dembele?

19.02.2017 12:39:29

Aktualisht, FC Bayern është e vetmja skuadër e madhe evropiane pa një qendërsulmues zëvendësues. Kur nuk luan Robert Lewandowski, bavarezët nuk kanë një “bomber” tjetër, siç ndodhi këtë të shtunë ndaj Hertha Berlin-it. Thomas Müller u përdor si pykë, por ky nuk është roli i tij natyral, sidomos me sistemin 4-2-3-1. Kjo është arsyeja pse kampionët e Gjermanisë po përgatiten të ofrojnë rreth 30 milionë paundë për yllin e Celtic-ut, Moussa Dembele.

Lajmi vjen nga “Daily Record”, një burim jo edhe aq i besueshëm për FC Bayern-in, por ka plot arsye pse në Mynih mund t’i hedhin sytë tek sulmuesi 20-vjeçar. Ai po kalon një formë të shkëlqyer në Skoci, që kur u transferua nga Fulham në nisje të sezonit. Deri tani, Dembele ka shënuar 27 gola në 41 ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Brendan Rodgers. Përveç klubit bavarez, francezi ka fituar edhe vëmendjen e disa klubeve në Premier League.