Bayern Munchen ndalet edhe në Berlin

01.10.2017 19:18:15

Bayerni i Mynihut nuk arrin t’i zhdukë problemet edhe me largimin e Carlo Ancelottit. Ashtu si një javë më parë në “Allianz Arena” ku u kap në befasi nga Wolfsburg edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë, skuadra kampione nuk i rrezistoi as Hertës së Berlinit ku shënoi dy herë por futi ujë në mbrojtje duke pësuar po kaq herë për një tjetër barazim 2-2. Mats Hummels në minutën e 10 zhbllokoi sfidën e “Olimpiastadion”, ndërsa Robert Lewandowski thelloi avantazhin menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës.

Gjithsesi, kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin e parë 2 minuta më vonë me autor Ondrej Duda, ndërsa Salomon Kalou barazoi rezultatin duke thelluar krizën në kampin bavarez. Barazimi e çon në 5 pikë diferencën e kapionëve me Borussian e Dortmundit që krijon diferencën e parë të madhe edhe pse janë luajtur vetëm 7 javë.

Debutim i hidhur edhe për Willy Sagnol që ka marrë drejtimin e bavarezëve pas largimit të trajnerit italian. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Freiburg kaloi 3-2 Hoffenheim edhe pse miqtë kaluan fillimisht në avantazh me Robin Hack. Më pas ishte radha e Florian Niederlechner për të rikthyer në lojë vendasit ndërsa Caglar Soyuncu shënoi golin e dytë. Në minutën e 87 Pascal Stenzel vulosi fitoren për Fraiburg që nuk e vuajti as autogolin e Julian Schuster në fund të takimit