Bayern Munich mendon për Dzekon

31.10.2017 22:51:24

Bayern Munich ka nevojë për një sulmues që t’i vijë në ndihmë Robert Lewandowskit dhe ta zëvendësojë në momentet që polaku do të ketë nevojë për pushim. Sipas mediave franceze, bavarezët po mendojnë për bomberin boshnjak të Romës Edin Dzeko.

Kampionët e Gjermanisë do ta bëjnë një tentativë në janar për sulmuesin dhe nëse arrinë të bindin klubin verdhekuq të lejojë largimin e tij, për Dzekon do të bëhej fjalë për një rikthim në Bundesligë pas eksperiencës me Wolfsburgun.